K2 Glass Doctor

1850 L

K2 Glass Doctor

Transport ne gjithe Shqiperine

  • 200 Lek ne Tirane
  • 300 Lek Jashte Tiranes

 

Guaranteed Safe Checkout

K2 Glass Doctor Riparues xhami dhe stopash

  • K2 Glass Doctor është një mjet i shkëlqyer për heqjen e goditjeve dhe çarjeve të shkaktuara nga gurët në xhama. Aplikimi unik largon plotësisht grumbullimin e flluskave të ajrit në çarje dhe i mbush ato me një ngjitës të veçantë që lidhet me xhamin. Rezina ngurtësohet në rrezet e diellit. Përfundimisht produkti bëhet plotësisht transparent, duke i bërë riparimet të padukshme. Parimi i K2 Glass Doctor është të injektojë një rezinë transparente në çarje, e cila më pas do të ngurtësohet në rrezet e diellit dhe do të mbushë defektin. Është gjithashtu e nevojshme të thithni ajrin nga të çarat gjatë aplikimit.
  • Produkti heq të goditurat dhe të çarat, me kusht që xhami të mos jetë plasaritur deri në fund.
  • Kompleti i aksesorëve K2 Glass Doctor lejon edhe përdoruesin papërvojë të riparojë një defekt në mënyrë të thjeshtë dhe efektive.
  • Kompleti përmban: Shiringën me pineskë, aksesorët prej silikoni për aplikuesin, rezinën, gominën izoluese, filmin transparent dhe briskun.

Hapat e perdorimit te produktit :

1.Pastroni vendin e riparimit. Hiqni çdo copëz me pineskë dhe më pas largoni butësisht papastërtitë e mbetura me një pecetë ose me një leckë. Vendoseni pineskën edhe një herë në vrimën e shiringës.

2.Hiqni siguresën dhe ngjiteni gominën izoluese në xham. Hiqni mbështjelljen e sipërme të gominës.

  1. Vendoseni aplikuesin sipër gominës në mënyrë që ato të përputhen me njëra-tjetrën. Ushtroni forcë që të realizohet një ngjitje hermetike.
  2. Prisni fundin e tubetit të rezinës dhe derdheni sasinë në vrimën e aplikuesit. Shtrydheni ngadalë rezinën brenda, duke lënë një sasi të vogël për t’u përdorur më vonë. Hiqni rezinën e tepërt me një leckë të thatë.

5.Vendoseni shiringën në aplikues në mënyrë që maja e pinskës në fund të shiringës përputhet me fundin e aplikuesit. Sigurohuni që lidhja të jetë mjaft e sigurtë dhe hermetike.

6.Duke mbajtur shiringën në njërën dorë, tërhiqeni ngadalë pistonin e shiringës për të hequr flluskat e ajrit nga rezina. Lëreni shiringën në pozicionin e kyqjes për 10 minuta.

  1. Hiqeni pineskën nga fundi i shiringës për të lejuar ajrin që të largohet dhe më pas vendoseni përsëri.
  2. Mbajeni shiringën me njërën dorë, shtypeni pistonin e shiringës për të krijuar presion. Më pas kyçeni pistonin e shiringës dhe lëreni në atë pozicion për 20 minuta.
  1. Duke përdorur briskun, hiqni butësisht majën e aplikuesit, gominën izoluese dhe tepricat e mbetura të rezinës.
  2. Duke hedhur disa pika rezinë në sipërfaqe aplikoni menjëherë filmin transparent në sipërfaqen e riparuar.
  3. Duke rrëshqitur briskun mbi sipërfaqen e filmit, largoni çdo flluskë ajri. Parkoni makinën tuaj në një vend me diell dhe lëreni për të paktën 15 minuta. Dielli do ta ngurtësojë rezinën. Në një ditë me diell, procesi i ngurtësimit do të zgjasë rreth një orë. Më pas, hiqni filmin dhe pastroni çdo tepricë rezine të mbetur me brisk.

💎 Riparues xhami

🌟 Ngjites per plasaritjen e stopave

🏍 Transport Ne Te Gjithe Shqiperine

🔹️ Cilesi dhe cmim vetem tek auto univers

#autounivers #tirana #llampa #drita #cilesi #cmim #led #makina #mbajetsetelefoni #repair

Reviews

There are no reviews yet.

Be the first to review “K2 Glass Doctor”

Your email address will not be published. Required fields are marked *